Kyeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte në një turne në Rripin e Gazës, ku foli me ushtarë dhe vizitoi një nga tunelet që ishin zbuluar.
“Ne jemi këtu në Gaza me luftëtarët tanë heroikë. Ne po bëjmë çdo përpjekje për t’i kthyer të rrëmbyerit tanë dhe në fund do t’i kthejmë të gjithë. Ne kemi tri qëllime për këtë luftë: eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve tanë dhe sigurimin që Gaza nuk bëhet më një kërcënim për shtetin e Izraelit”, tha ai.
“Ne do të vazhdojmë deri në fund deri në fitore. Asgjë nuk do të na ndalojë dhe jemi të bindur se kemi forcën, fuqinë, vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur të gjitha qëllimet e luftës dhe do ta bëjmë”, tha ai.
Nderkohe ka vijuar lirimi i pengjeve qe u moren nga Hamasi me 7 tetor.
“Ne sollëm një grup tjetër pengjesh – gra dhe fëmijë, dhe ne jemi të prekur nga thellësia e zemrave tona, i gjithë kombi, kur shohim këtë ribashkim të familjeve. Thjesht trazon shpirtin.
Sapo fola me Presidentin Biden me shumë emocione, sigurisht edhe për Avigail-in e vogël. Çfarë gëzimi është ta shohësh atë me ne, por, nga ana tjetër, sa e trishtueshme është që ajo po kthehet në një realitet në të cilin nuk ka prindër. Ajo nuk ka prindër – por ka një komb të tërë që e përqafon dhe ne do të kujdesemi për të gjitha nevojat e saj. Përtej kësaj, do të doja të them se ekziston edhe një skicë që thotë se është e mundur të lirohen dhjetë pengje të tjera çdo ditë. Kjo do të ishte e mirëseardhur.
Në të njëjtën kohë, i thashë gjithashtu Presidentit Biden se në fund të përshkrimit, ne do të shkojmë për të realizuar qëllimet tona me forcë të plotë: Eliminimin e Hamasit, sigurimin që Gaza nuk do të kthehet të jetë ajo që ishte dhe – natyrisht – lirimi të gjithë pengjet tanë’-tha ai.
Te dielen u liruan 17 pengje te moshes nga 4 deri ne 84 vjeç. 14 shtetas te Izraelit dhe tre shtetas të huaj. Mes pengjeve të liruar nga Hamasi, ruso-izraeliti lirohet me ‘kërkesë’ të Putinit.
Por lirimi ruso-izraelitit thuhet se nuk ishte parashikuar në marrëveshje, është bërë me kërkesë të presidentit rus Vladimir Putin.
Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Ron Crivoy, ruso izraelit I cili në ditën që ndodhi sulmi i grupit terrorist të Hamasit në Izrael më 7 tetor, arriti fillimisht të arratisej nëpërmjet një kanali, por arratia e tij nuk zgjati shumë.
Hamasi njoftoi të dielën për vdekjen e Mahmed al-Ghandour.
Ai është dretuesi më i lartë i grupit që është vrarë në këtë luftë, e cila nisi më 7 tetor e nxitur nga sulmet e luftëtarëve të Hamasit në Izrael.
Al-Ghandour ishte drejtues i lartë i grupit të armatosur dhe komandanti kryesor i Hamasit në veri të Rripit të Gazës.
Ai u kishte mbijetuar së paku tre atentateve të Izraelit për ta vrarë atë prej vitit 2002,
Ndërkohë, armëpushimi i brishtë katërditor mes Hamasit dhe Izraelit vazhdoi në ditën e tretë të tij të dielën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zelanda e Re planifikon heqjen e ndalesave për duhanpirësit, përballet me kritika
- Parashikimi i motit për javën, Osmani: Priten reshje shiu dhe temperatura të ulëta