“Netanyahu nuk bën sa duhet për të liruar pengjet”, Biden kritikon liderin izraelit
Joe Biden ka thënë se Benjamin Netanyahu nuk po bën mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe armëpushim me Hamasin, mes raporteve që sugjerojnë se një propozim i ri do t’i dërgohej kryeministrit izraelit si “përfundimtar”.
I pyetur nëse Netanyahu po bënte mjaftueshëm, Biden u përgjigj “jo”.
Ai shtoi se SHBA-të nuk do të dorëzoheshin dhe do të “përpiqeshin sa më shumë që të munden” për një marrëveshje.
Zyrtarët amerikanë e kanë kategorizuar këtë propozim të fundit si një marrëveshje “merre ose lëre”, raportoi Ëashington Post.
Kjo vjen pasi Izraeli gjeti trupat e gjashtë pengjeve në Gaza të shtunën, duke përfshirë pengun izraelito-amerikan, Hersh Goldberg-Polin.
Vdekja e tyre ka shkaktuar protesta të gjera në Izrael nga ata që kritikojnë mënyrën e trajtimit të luftës dhe krizës së pengjeve nga Netanyahu.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë