Netanyahu paralajmëron Hamasin: Po ju vjen fundi! OBSH thirrje për armëpushim
“Mori fund”. Me këto fjalë kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje luftëtarëve të Hamasit që të dorëzoheshin. “Lufta do të kërkojë kohë, por ky është fillimi i fundit për Hamasin”, tha Netanyahu.
Në të njëjtën kohë, duke cituar burime konfidenciale, mediat izraelite kanë raportuar se lufta do të vijojë për të paktën 2 muaj.
Nga ana e saj, lëvizja e Hamasit refuzon dorëzimin pa kushte. Ajo ka deklaruar se asnjë peng nuk do të largohet i gjallë pa u plotësuar kushtet e grupit.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi një draft rezolutë përmes të cilës kërkon akses të menjëhershëm humanitar në Gaza.
“Ritheksoj se, në kontekstin aktual, asistenca e qëndrueshme humanitare nuk është e mundur. Pa një armëpushim nuk ka paqe dhe pa paqe s’mund të ketë mjekim”, tha Tedros Adhanom Ghbreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.
Ndërkohë, Programi Botëror për Ushqimin deklaroi më herët se popullsia në Gaza po vdes nga uria, me mbi 80% të familjeve që nuk kanë akses tek ushqimet.
Ndërsa bilanci i viktimave, sipas autoriteteve të Hamasit, është ngjitur mbi 18 mijë të vrarë dhe 49 mijë e 200 të plagosur.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë