Netanyahu paralajmëron se lufta e Izraelit kundër Hamasit “mund të jetë e gjatë”

24 Tetor 2023 | 13:28

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lufta e vendit të tij kundër Hamasit “mund të jetë një luftë e gjatë”.

Izraeli i shpalli zyrtarisht luftë Hamasit më 8 tetor, një ditë pasi grupi militant nisi një sulm brutal terrorist ndaj Izraelit që vrau më shumë se 1400 njerëz.

Nënkoloneli Peter Lerner, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), i tha CNN se qëllimi i ushtrisë izraelite është: “Të godasë Hamasin dhe t’i parandalojë ata që të mos jenë në gjendje të na sulmojnë përsëri”.

Duke folur në një konferencë shtypi në Jerusalem të martën së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, Netanyahu theksoi nevojën për të mposhtur Hamasin ose “ne të gjithë do të humbasim”.

Netanyahu paralajmëroi se Hamasi do të paraqiste gjithashtu një kërcënim për Evropën.

Ai gjithashtu i bëri jehonë paralajmërimit të Macron për Hezbollahun, grupi militant islamik i mbështetur nga Irani që dominon Libanin jugor, që të mos bashkohet me luftën. Ai tha se Hezbollahu do të “pendohej” nëse do të hynte në konflikt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026