“Si rrjetë merimange”, 85-vjeçarja e marrë peng tregon tunelet nëntokësore të Hamas
Yocheved Lifschitz, një 85-vjeçare izraelite, e cila u lirua nga Hamasi të hënën në mbrëmje, tregoi para mediave se ishte marrë nën tokë në rrjetin e madh të tuneleve të Hamasit pasi u kap nga persona të armatosur të Hamasit më 7 tetor.
“Ata ecën për disa kilometra në tokë të lagësht”, shpjegoi vajza e Lifschitz, e cila vepronte si përkthyese. “Ekziston një rrjet i madh, i madh tunelesh poshtë. Duket si një rrjetë merimangash”.
Lifschitz tha se kishte mjekë dhe ndihmësmjekë që prisnin t’i merrnin ata. Pasi fillimisht u grupua së bashku me 25 persona të tjerë, Lifschitz tha se rrëmbyesit e saj më pas e vendosën atë në një grup më të vogël me pesë individë të tjerë nga një zonë afër saj.
“Kur arritëm atje, na thanë se ata janë njerëz që besojnë në Kuran dhe nuk do të na dëmtojnë dhe ne do të kemi të njëjtat kushte që ata kanë në tunele”, tha Lifschitz.
“Kishte roje, një ndihmës dhe një mjek që u kujdes për faktin që ne do të kemi të njëjtin ilaç që na nevojitet”, tha ajo, duke shtuar se si ata “u kujdesën për anën sanitare të gjërave në mënyrë që ne të mos sëmureshim”.
Liftschitz u lirua të hënën në mbrëmje, së bashku me fqinjën e saj Nurit Cooper, 79 vjeç. Më shumë se 200 njerëz besohet se janë kapur dhe janë sjellë në Gaza.
LEXONI GJITHASHTU:
- 85-vjeçarja izraelite i shtrëngon dorën terroristit të Hamas që e liroi
- 2 javë e rrëmbyer nga Hamasi, 85-vjeçarja izraelite: Kam kaluar përmes ferrit
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump