Netanyahu publikon tri parakushtet për arritjen e paqes në Gazë

26 Dhjetor 2023 | 15:30

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paraqiti të hënën kushtet për paqen mes Izraelit dhe palestinezëve.

Sipas mediave të huaja, kushtet janë shkatërrimi  Hamasit, çmilitarizimi i Gazës dhe deradikalizimi i shoqërisë palestineze.

“Këto janë tre parakushtet për paqen midis Izraelit dhe fqinjëve të tij palestinezë në Gaza,” shkroi ai në një shkrim.

“SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe shumë vende të tjera mbështesin synimin e Izraelit për të shkatërruar grupin terrorist,” shkroi ai, duke thënë se për të arritur qëllimin e tij, Izraeli duhet të zhdukë infrastrukturën ushtarake dhe politike të Hamasit.

Ai paralajmëroi se “fajësimi i padrejtë” i Izraelit për viktimat civile “vetëm do të inkurajojë Hamasin dhe organizatat e tjera terroriste në mbarë botën që të përdorin mburoja njerëzore.

Për ta bërë të paefektshme këtë strategji mizore dhe cinike, komuniteti ndërkombëtar duhet t’ia hedhë fajin për këto viktima drejtpërdrejt Hamasit. Ai duhet të pranojë se Izraeli po lufton betejën më të madhe të botës së qytetëruar kundër barbarizmit.”

Së dyti, Gaza duhet të çmilitarizohet në mënyrë që të mos bëhet përsëri një bazë terroriste nga e cila mund të sulmohet Izraeli, tha ai, duke bërë thirrje për një zonë të përkohshme sigurie midis Izraelit dhe Gazës dhe një mekanizëm inspektimi midis Gazës dhe Egjiptit.

“Pritja që Autoriteti Palestinez do të çmilitarizojë Gazën është një ëndërr e çuditshme. Aktualisht financon dhe lavdëron terrorizmin në Jude dhe Samari dhe edukon fëmijët palestinezë që të kërkojnë shkatërrimin e Izraelit”, shkroi ai.

“Pasi të shkatërrohet Hamasi, Gaza të çmilitarizohet dhe shoqëria palestineze të nisë një proces deradikalizimi, Gaza mund të rindërtohet dhe perspektivat e një paqeje më të gjerë në Lindjen e Mesme do të bëhen realitet”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026