Netanyahu urdhëron transmetimin e fjalimit të tij nga OKB në të gjithë Gazan

26 Shtator 2025 | 11:07

Zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që të vendosin altoparlantë në të gjithë Rripin e Gazës, me qëllim që fjalimi i tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të transmetohet drejtpërdrejt për popullsinë palestineze.

Fjalimi i kryeministrit Netanyahu është planifikuar të mbahet sot, në orën 16:00 sipas kohës lokale të Izraelit, dhe pritet të fokusohet kryesisht në kritika ndaj përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për njohjen e një shteti palestinez të pavarur.

Sipas Times of Israel, ky vendim është pritur me kundërshtime brenda ushtrisë, të cilët e kanë cilësuar veprimin si një akt të luftës psikologjike për popullin palestinez. Ndërkohë, kundërshtimi i vendosjes së altoparlantëve do të kërkonte largimin e ushtarëve nga pozicionet e tyre dhe do të çonte në dërgimin e tyre në zona më të ekspozuara, duke i bërë ata më të prekshëm ndaj sulmeve nga Hamasi.

Pavarësisht “kërcënimeve”, IDF po përgatitet për realizimin e vendosjes së altoparlantëve në gjithë rripin e Gazas.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit deklaroi të premten se Forca e tij Hapësinore ka goditur një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt, në...
08:39 | 17/07/2026

Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi të premten se Kina synon të udhëheqë krijimin e një rendi të ri global për inteligjencën artificiale (IA), duke promovuar...
08:34 | 17/07/2026

Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik

Irani njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik, pas natës së gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake amerikane...
08:28 | 17/07/2026