Netët korçare të poezisë, të pranishëm shkrimtarë të huaj dhe shqiptarë

30 Maj 2022 | 14:12

Netët poetike korçare kanë sjellë me dhjetëra poetë nga SHBA, Maroku, nga vende evropiane, por edhe shkrimtarë të njohur shqiptarë

Eris Rusi, një nga organizatorët tregon se tanimë këto netë janë kthyer traditë.

“Netët korçare të poezisë janë në edicionin e 27 dhe mishërojnë atë që është dhe shpirti i poetikes nga Alban Merini, se dyert e poezisë janë të hapura dhe për poetët e ftuar, ku gjithë qyteti vihet në dispozicion të fjalës poetike. Korça ka një gjallëri që vjen jo vetëm nga përfytyrimet poetike, por edhe nga gjuhët e poetëve të huaj të ftuar në këtë aktivitet “, u shpreh Eris Rusi.

Poetja Mimoza Ahmeti ndjehet e vlerësuar që është pjesë e këtij festivali, ndërkohë që në këtë edicion është prezantuar me një poezi për rininë.

“Është e vërtetë që në këtë festival ku marrin pjesë poetë nga e gjitha bota unë interpretova një poezi për rininë, kjo poezi ishte fill pas një këngë për pleqërinë. Rinia vjen shumë vonë, kuptimi i saj është se rinia është dhuratë, kur ti je i aftë të krijosh raporte dhe besh tjetrin te te doje për atë që je”, u tha Mimoza Ahmeti.

E mahnitur nga mikpritja dhe nga organizimi i këtij eventi ka ngelur poetja tuniziane.

“Është hera ime e tretë në Shqipëri por e para në Korçë. Ndihem si në shtëpi. Duket se qytetet e botës janë bërë bashkë për të recituar poezinë botërore. Qetësia këtu te fal e të inspiron për më tepër. Jam e nderuar të marr pjesë në këtë aktivitet, duhet që të bëjmë me tepër të tilla evente”, tha Dalila Hiaoui.

Ky festival ka bërë bashkë me shume se 40 poetë nga e gjithë bota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026