Nevojë për punëtorë, Gjermania ndryshon rregullat për emigracionin

18 Nëntor 2023 | 14:33

Gjermania ka ndryshuar rregullat për emigracionin si pasojë e nevojës për punëtorë në fusha si infermieria, teknologjia, logjistika e sektorë të tjerë.

Në këto kushte shteti ka vendosur të aplikojë ndryshimet e para duke nisur nga sot, 18 nëntor 2023.

Konkretisht:

Specialistët me diplomë universitare, ose nivel kualifikimi të ngjashëm që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian mund të shkojnë në Gjermani me Kartën Blu të BE-së.

E drejta e qëndrimit do të ketë më shumë fleksibilitet dhe gjithashtu hiqet kufizimi për të punuar në fushën profesionale që ke studiuar.

Bëhet më i lehtë edhe miratimi nga Agjencia Federale e Punësimit për shoferët profesionistë. Leja e punës jepet pa kontrolluar nëse ka qytetarë të BE-së që e kërkojnë këtë vend dhe pa provim gjuhe.

Ndërkohë nga data 1 mars 2024, ata që kanë eksperiencë pune mund të emigrojnë më lehtë drejt Gjermanisë.

Kush ka nevojë për një kualifikim shtesë në Gjermani për të arritur barazvflefshmërinë e kualifikimit do të mund të qëndrojë në Gjermani deri në tre vjet në të ardhmen.

Mundësia për të punuar me kohë të pjesshme po zgjerohet edhe për studentët dhe kursantët.

Do të lehtësohen gjithashtu burokracitë për ribashkimin familjarë, pra nëse punëtorëve do t’u bashkohen bashkëshortët dhe fëmijët e mitur, ata duhet të dëshmojnë se të ardhurat mjaftojnë për të jetuar, por jo edhe se kanë sipërfaqen e duhur për banesë.

Nga qershori 2024, kuota vjetore do të dyfishohet në 50,000 punëtorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026