“Nevojtarët” në radhë për bonusin në Vlorë, radhë të gjata në postë
Në datën 27 dhjetor, u miratua me vendim të qeverisë shqiptare një bonus në vlerën e 150 eurove për familjet në nevojë të cilat trajtohen në programin e mbrojtjes sociale. Por megjithëse u tha se ky bonus do shpërndahej për festat e fundvitit, në Vlorë ai ka nisur të shpërndahet të hënë e parë të janarit.
Me dhjetëra qytetarë janë dyndur këtë të enjte në dyert e postës shqiptare për të marrë bonusin teksa tregojnë se janë rikthyer sërish në shtëpi duar bosh pasi brenda pak minutash ka përfunduar fondi ditor limit prej 10 milion lekësh.
“Jo, jo nuk i kam marrë akoma, ja tani firmosa dhe do i marrim. Kam marrë ato të dhjetorit, tani shpërblimin dhe dje erdha, dhashë kartën, firmosa, tani e do i merrni me thanë. Shpresojmë t’i marrim. Ja ashtu çik me vështirësi, por mirë. Atë presim, të na ndihmojnë”, thotë një grua.
Por në këto ditë të para të janarit, në radhë për të marrë shërbim nga posta shqiptare janë edhe pensionistët apo edhe përfituesit e kempit të invaliditetit. Fakt ky që ka ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e radhës së pritjes.
“Kam gjysmë ore. Jo, s’e kam marrë akoma, ku di unë, ajo thotë s’kanë ardhur leket akoma, erdha dje, edhe sot prapë ashtu. Se çfarë do bëhet nuk dimë gjë, ne jemi të sëmurë, s’pres dot, po e keqja i bën të tëra”, shprehet një tjetër.
Sipas qeverisë shqiptare dhe ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale fondi për shpërndarjen e bonusit për familjet në nevojë ka kaluar në institucionet lokale teksa mungesa e një menaxhimi të duhur ka krijuar vonesa disa ditore në shpërndarje dhe peripeci për qytetarët që presin me orë në radhë.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore
- 21:32 Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës