Nga 1 janari pensionistët udhëtojnë falas me urban, rregullat si funksionon

4 Dhjetor 2024 | 19:17

Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit ndërsa do të jetë Bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kostandin Foni i Shoqatës së Transportit Publik shpjegoi të gjitha rregullat e udhëtimit dhe mënyrën sesi pensionistët do të pajisen me abonenë falas.

“Pensionistët do të marrin abonenë falas në një nga 5 pikat e shpërndarjes ku do të paraqesin vetëm kartën e identitetit. Aboneja e pensionistit do të jetë ndryshe nga abonentë e tjera dhe do të jetë e shoqëruar me foton dhe gjeneralitetet e personit posedues. Kjo abone nuk do të jetë e vlevshme për udhëtim nëse pensionisti nuk do të ketë me vete kartën e identitetit gjatë udhëtimit, që do të thotë që pensionisti duhet të ketë gjatë udhëtimit edhe abonenë dhe kartën e identitetit”, tha Kostandin Foni.

Ndërsa një pensioniste që ndodhej në urban tha se kjo gjë është shumë e mirë, dhe kryetari i Bashkisë sipas saj po mendon tamam për popullin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026