Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike për disa kategori

22 Shtator 2022 | 15:51

Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë dhe të moshuarit mbi 65-vjeç që nuk përfitojnë pension pleqërie.

Paketa e qeverisë parashikon rritjen e ndihmës ekonomike me 10 % për familjet që janë përfituese nga programi i asistencës sociale.

“Mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga këto masa. është një mbështetje e qëndrueshme dhe afatgjatë, nuk është thjesht që mbështetje që jepet për 1 apo për pak muaj por është një mbështetje që do të jepet në vijim”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Ogerta Manastirliu.

Pjesë e paketës së ndihmës është edhe rritja e mbështetjes për energjinë elektrike për 12 mijë persona me aftësi të kufizuar.

Personat para dhe tetraplegjike që e kanë këtë masë mbështetje nga statusi si dhe për personat e verbër të kategorisë së parë mbështetja shkon nga 2,000 lekë në 3,000 lekë. Ndërsa personat që kanë statusin të verbër të kategorisë së dytë ndihma shkon nga 1,400 lekë në 2,400 lekë.

Mbështetja për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuar para dhe tetraplegjikë dhe personat e verbër të kategorisë së 1. Ishte 2.000 Lekë , bëhet 3.000 lekë.

Mbështetja për energjinë elektrike për personat e verbër të kategorisë së 2.  Ishte 1.400 lekë, bëhet 2.400 lekë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026