Nga aktivizmi në politikë, Elisa Spiropali ministrja që do mbajë Marrëdhëniet me Parlamentin
Elisa Spiropali e nisi veprimtarinë politike duke u angazhuar në lëvizjen “Mjaft” në kohën kur drejtohej nga Erion Veliaj.
Asokohe mbante postin e drejtores së politikave në këtë lëvizje, por që më pas e la për t’iu bashkuar Partisë Socialiste në vitin 2009, ku u zgjodh kryetare e të rinjve socialiste.
Pas një eksperience disavjeçare në krye të FRESSH, Spiropali u emërua drejtoreshë e Doganave në tetor të vitit 2013, detyrë të cilën e mbajti deri në mars të 2015-ës.
Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, Spiropali u zgjodh deputete në qarkun e Korçës.
Ndërsa 1 vit më vonë, në dhjetor të vitit 2018, Elisa Spiropali u bë për herë të parë pjesë e qeverisë, duke iu besuar posti i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Këtë detyrë kryeministri Rama ia delegoi sërish edhe në mandatin e tretë të Partisë Socialiste.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta