Nga Ançeloti te Alonso, Perez mendon se Reali nuk ka ndryshuar

11 Nëntor 2025 | 20:46

Edhe pse Reali mban vendin e parë në kampionat dhe është i sigurt për në fazën tjetër të Champions League, kjo nuk e kënaq presidentin Fiorentino Perez.

Ai ka analizuar formën e ekipit dhe ka pohuar se skuadra nuk ka asnjë ndryshim krahasuar me periudhën e Ançelottit, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e trajnerit Xabi Alonso.

Perez ka vërejtur se nuk ka ndryshime të mëdha taktike pasi sipas tij skuadra nuk ushtron presionin e duhur dhe mbështetet kryesisht te disa yje të caktuar.

Një incident i veçantë ka ndodhur mes trajnerit Alonso dhe sulmuesit Vinicius Jr gjatë El Clasicos, ku braziliani u zëvendësua dhe reagoi keq.

Sjellja e tij nuk u ndëshkua nga drejtuesit, gjë që nuk i pëlqeu trajnerit spanjoll.

Si pasojë, është marrë një vendim ku thuhet se Vinicius Jr mund të shitet për çdo ofertë mbi 150 milionë euro.

Interesi për sulmuesin ka qenë i madh, sidomos nga Arabia Saudite, ku ekipe si Al Hilal dhe Al Ittihad e kanë kërkuar më parë.

Deri tani, Reali e konsideronte të pashitshëm, por me ardhjen e Alonsos, situata ka ndryshuar dhe Vinicius Jr mund të jetë largimi i radhës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026