“Nga njëra anë i thua regjim nga ana tjetër puthesh”, Manjani: Rezoluta si fjalimet e veteranëve

14 Maj 2026 | 22:10

Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania votimin sot në Kuvend të rezolutës për integrimin që mori votat e mazhorancës dhe opozitës.

Sipas tij, rezolutat nuk kanë ndonjë vlerë për integrimin, përveç faktit që tregojnë lidhur me klimën politike të një vendi.

‘Këto rezoluta janë si fjalimet e ca veteranëve, që kanë mbetur ende gjallë, në varrezat e dëshmorëve. Pikë vlere nuk ka. Lexoni Kushtetutën e Shqipërisë, ajo që është e detyrueshme është Kushtetuta dhe ligji. Rezolutat janë përralla, përfshirë edhe ato të Komisionit të Jashtëm të BE-së. Ka 0 vlerë. Raportet nuk janë të detyrueshme, bëhen për të krijuar një klimë politike rreth Shqipërisë.

Ajo që tregon Parlamenti sot nuk tregon asgjë tjetër, veç faktit që PS dhe PD e kanë gjetur gjuhën për diçka. Nga njëra anë i thua regjim, nga ana tjetër puthesh me të. Për mua nuk përbën më problem kjo’, tha Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026