Nga përdhunimi i të miturës tek vjedhja e dhuna në familje, 4 të arrestuar në Tiranë

1 Shtator 2024 | 13:48

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona në 24 orët e fundit, për vepra të ndryshme penale.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se në pranga ka rënë një 22-vjeçar pasi dyshohet se ka përdhunuar një shtetase të mitur 15 vjeçe dhe dy persona për vjedhje e dhunë në familje.

Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. B., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës shitësen e një marketi dhe ka tentuar të vjedhë disa produkte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin K. H., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur varësen nga qafa, një shtetasi të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026