Nga sot vetëm një Gjykatë Apeli, 32 mijë dosje në pritje

1 Shkurt 2023 | 08:21

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka propozuar që 78 gjyqtarë të jenë pjesë e trupës së gjykatës së vetme të Apelit duke filluar nga data e sotme shkurt 2023, kur hyn në fuqi edhe harta e re gjyqësore. Ky numër është i barabartë me organikën aktuale që duhet të kishte gjyqësori, por nuk zgjidh plotësimin e vakancave të krijuara prej vitesh.

Me hartën e re gjyqësore, të gjitha çështjet të cilat nuk kanë asnjë datë për gjykim në apel, do të hidhen edhe një herë në short, për të caktuar gjyqtarët që do t’i shqyrtojnë. Ndërkohë janë 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi në gjykatat e Apeleve në Tiranë apo në rrethe, mes të cilave është edhe ajo e ankimimit që Partia Demokratike e Alibeajt i ka bërë vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e partisë Sali Berishës.

Më specifikisht fillimisht do jenë 25 gjyqtarë, nga 78 që është organika por në krah të tyre do jenë edhe ndihmës ligjorë. Për gjyqtarët  që do të vijnë nga rrethet, janë siguruar zyrat e nevojshme. Balili sqaron se pavarësisht se gjykimi i çështjeve do të zhvillohet  në Tiranë,  gjykatat të cilat do të shkrihen do të vijojnë të funksionojnë shërbimet për qytetarët.

Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative do jenë në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa nga 22 që ishin, me hartën e re, nga 1 shkurti do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026