Nga Zagrebi në Lisbonë: 6 qytete në Europë për të pasionuarit pas arkitekturës
Peizazhet e qyteteve evropiane janë të ndryshme, plot histori dhe lëvizje artistike të ndërthurura me polikë, fe e shumë më tepër. Këto 6 qytete janë të njohura gjerësisht për stilet arkitekturore që ndër të tjera, ofrojnë një mundësi perfekte për të shkrepur foto e për të bërë shëtitje të gjata pa plan.
Për stilin Gotik – Zagreb, Kroaci
Arkitektura gotike zgjati nga gjysma e shekullit të 12-të deri në shekullin e 16-të.
Ajo karakterizohet me ndërtesa masive prej guri, me forma të zgavërta, tavane të larta, harqe me majë dhe shpesh edhe dritaret e pikturuara në xham, të njohura si stili vitrazh.
Si kryeqyteti i Kroacisë, dhe qyteti më i madh në të gjithë vendin, Zagrebi ka një histori të gjatë të demonstruar mrekullisht në arkitekturën e tij. Karakteristikat gotike të peizazhit në këtë qytet janë ndërtuar shpesh gjatë shekullit të 14-të, të mbështetura nga urdhra kishtar si Françeskanët apo edhe kultura kalorësiake.
Për stilin Art Nouveau – Vjenë, Austri
Arkitektura Art Nouveau ishte më e famshme gjatë fundit të shekullit të 19-të deri në fillim të shekullit të 20-të.
Ajo vë në punë materiale moderne si hekuri, xhami dhe qeramika, si dhe frymëzohet në vizatim nga format natyrale si bimët dhe lulet.
Arkitektët austriak me mjaft ndikim si Otto Wagner apo Adolf Loos kanë dhënë një kontribut mjaft kuptimplotë që i kanë dhënë formë sfondit modern vjenez.
Pika si stacioni Karlsplatz dhe Vienna Secession janë shembuj mjaft të bukur të këtij stili, ama ky qytet ofron shumë më tepër.
Për stilin Moorish – Andaluzia, Spanjë
Arkitektura e Murëve apo Moorish u zhvillua në botën Islamike perëndimore, sidomos në al-Andalus, që ishte emri që muslimanët i dhanë Portugalisë dhe Spanjës, kur këto dy territore ishin nën drejtimin e tyre.
Ky stil bëri bashkë influencat nga popujt Berber të Afrikës Veriore me ato të Iberisë para-Islamike dhe së fundmi me ndikimet e Lindjes së Mesme. Karakteristika mjaft të spikatura janë kupolat, harqet dalluese të këtij stili, kaligrafia si dhe format gjeometrike.
Alhambra si dhe Palacio de Generalife janë atraksione kryesore që nuk duhet t’i anashkaloni për të mos i humbur këto detaje të jashtëzakonshme.
Për stilin Tudor – Londër, Mbretëri e Bashkuar
Sfondi i Londrës sot dominohet nga qiejgërvishtës bashkëkohorë të ndërtuar më së shumti në xham dhe çelik. Sidoqoftë, në qytet mund të gjenden ende disa nga ndërtesat më të bukura të stilit Tudor.
Ky stil shpesh karakterizohet nga ndërtesa të ndërtuara me trarë druri të ekspozuar, dritare xhami të stilizuara me elegancë me hekur apo të tjera materiale metalike, si dhe harqe të ulëta. Pallat i St James në zemër të qytetit apo edhe Kabina për Gjueti e Mbretëreshës Elizabeth ofrojnë dy shembuj shumë të ndryshëm të të njëjtës periudhë arkitekture.
Për stilin e Brutalizmit – Beograd, Serbi
Brutalizmi pati një shpërthim në mesin e shekullit të 20-ë, i inspiruar nga lëvizja moderniste. Në përgjithësi ai karakterizohet nga përdorimi i sipërfaqeve të ashpra dhe të pambaruara, forma të pazakonta, materiale në dukje të rëndë si dhe vijat e drejta.
I zgjedhur nga qeveria ish-Jugosllave, për të demonstruar modernitetin dhe çiltërsinë, ai u kthye në një stil tashmë të kudondodhur në Beograd.
Arkitektura brutaliste mund të gjendet në shumë pika rreth e rrotull qytetit, që nga Porta Lindore e qytetit deri ne Kullën Genex në Beogradin e Ri.
Për stilin Barok – Lisbona, Portugali
Arkitektura barok karakterizohet nga stili i saj teatral dhe dekorativ i cili u prezantua në fillim të shekullit të 17-të, si një kundërpërgjigje ndaj Reformacionit, duke inspiruar habi dhe magjepsje tek besimtarët.
Sot, ndërtesat e këtij stili vazhdojnë të na surprizojnë, – të karakterizuara nga përdorimi i pikturës dhe skulpturës, tavaneve të ndërlikuara, kolonave të përdredhura si dhe shkallëve madhështore.
Në Lisbonë, shembuj mjaft te spikatur perfshijnë Kishën e Santa Engrácia, si dhe Pallatin Mafra. Duke marrë paraysh faktin se Portugalia i hyri kësaj lëvizje pak më vonë se të tjerët, stili barok këtu është shumë më i thjeshtë se ai në shtete si Italia.
LEXONI GJITHASHTU
BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë në Itali. 16 qytete në gatishmëri të lartë
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet