Ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

13 Qershor 2024 | 10:37

11 shtetas në Tiranë kanë rënë në prangat e Policisë për vepra të ndryshme penale.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se mes tyre është edhe një 55 vjeçar që ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe një 40-vjeçar që ka dhunuar nënën dhe djalin e tij.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin E. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin P. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– M. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe djalit të tij;

– L. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

– arrestuan shtetasin S. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;

– ndaluan shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin F. M., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa materialet ndërtimi, në rrugën “Demokracia”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– L. M., 46 vjeç, banues në Tiranë dhe I. B., 50 vjeç, banues në Vorë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– R. Xh., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026