Ngannou sfidon Joshuan, dueli do mbahet në Arabinë Saudite, data s’është konfirmuar
Francis Ngannou do të zhvillojë një tjetër duel të madh boksi, teksa kundërshtari i radhës është kampioni britanik Anthony Joshua.
Dy boksierët kanë arritur akordin për një sfidë, e cila ashtu sin ë sportet kryesore të botës, do të mbahet në Arabinë Saudite. Data ende nuk është publikuar, por dicka e tillë do të konfirmohet në një konferencë për shtyp që zhvillohet në 15 janar. Dy atletët janë dakordësuar për një përballje që premton spektakël, ndërsa do të përbëhet nga 10 raunde.
Kujtojmë se Anthony Joshua ishte planifikuar të ndeshej me Dontay Wilder, pork jo gjë nuk do të ndodhë për faktin se amerikani 38-vjecar u mposht nga Joseph Parker, duke bërë që ky planifikim të bjerë poshtë. Data e planifikuar për Joshua-Ëilder ishte 9 marsi, ndërsa duket se ajo me Ngannou është zëvendësimi i saj.
Francezi Ngannou debutoi në boksin botëror në përballjet me Tyson Fury, i mposhtur nga Gipsy King, pavarësisht një performance mbrseëlënëse. Dueli asokohe u shoqërua me kontestime nga ana e 37-vjecarit, kjo për faktin se ai e kishte hedhur përtokë Furyn, por sërish nuk ia doli të shpallej fitues. Ky është shanci i tij i dytë në këtë sport, për të provuar të marrë një rezultat pozitiv, edhe pse bëhet fjalë për një ndër 3 boksierët më të mirë në botë, Anthony Joshua, i cili përbën trekëndëshin së bashku me Fury e Usyk.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta