‘Ngec’ numërimi i votave preferenciale në disa njësi në Tiranë
Gjatë gjithë ditës së djeshme në të 92 e KZAZ-të e vendit është vijuar numërimi i votave të kandidatëve. Në disa qarqe madje numërimi ka ecur me ritme shumë të mira, ndërkohë që është ndërprerë mbrëmjen e djeshme në orën 24:00 për të rifilluar sot në orën 9:00.
Por në disa njësi të Tiranës, ende nuk ka nisur numërimi i votave preferenciale mëngjesin e sotëm
Gazetarja e Euronews Albania, Elona Gjylmi raportoi nga njësia 5 në kryeqytet, ku siç tha asnjë prej numëruesve nuk kishte ardhur ende deri në orën 09:25, pasi kishin qenë duke numëruar votat preferenciale deri në orën 01:00 pas mesnate.
Gazetari Merin Maçi gjithashtu, i cili raportoi nga KZAZ nr. 9 në zonë e Muzeut Kombëtar, nënvijëzoi të njëjtën situatë. Në këtë KAZAZ që numëron 95 kuti votimi PS ka dalë në avantazh votash me PD, e ndjekur nga LSI.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024