Ngjarja e rëndë në Shkodër, Spiropali: Drejtësia të jetë e pamëshirshme ndaj dhunës!

5 Maj 2024 | 17:35

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një 39-vjeçare me 3 fëmijët e mitur dyshohet të jenë vetëmbytur në lumin Bunë, për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali është shprehur se ‘fenomeni i tmerrshëm i dhunës ndaj grave që plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, duhet të ndalet me çdo kusht dhe me çdo çmim’.

Spiropali bëri thirrje për t’u ngritur ndaj këtij fenomenti të cilin e quajti primitiv, pasi sipas saj, asnjë jetë nuk mund t’i dorëzohet dhunës së verbër.

Ajo i bëri thirrje organeve ligjzbatuese dhe atyre të drejtësisë që të jenë vigjilentë dhe të tregohen të pamëshirshëm ndaj çdo denoncimi apo informacioni për raste të tilla dhune.

Reagimi i Spiropalit:

Thellësisht e tronditur dhe pafundsisht e trishtuar për humbjen e katër jetëve të pafajshme në ujërat e Bunës.

Tre ëngjëjt dhe nëna e tyre kanë humbur jetën në mënyrën më makabre.

Dyshimet janë se dhuna e bashkëshortit dhe babait të familjes i ka çuar drejt vdekjes.

Fenomeni i tmerrshëm i dhunës ndaj grave që plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, duhet të ndalet me çdo kusht dhe me çdo çmim. Lufta ndaj kësaj dhune që merr dhe sakaton jetë grash dhe fëmijësh, duhet të ngrihet në nivelin e emergjencës kombëtare. Duhet të zgjohemi të gjithë si njerëz, si shoqëri e si shtet.

Të çohemi të gjithë kundër këtij fenomeni primitiv, sepse secila jetë është e çmuar dhe nuk mund t’i dorëzohet dhunës së verbër.

Organet ligjzbatuese dhe sistemi i drejtësisë duhet të jenë vigjilentë dhe të pamëshirshëm ndaj çdo sinjali, informacioni, denoncimi apo gjykimi për raste të tilla.

Drita e diellit nuk duhet të jetë privilegj për ata që dritën e jetës ua heqin çdo ditë viktimave të tyre.

Sistemi ynë arsimor, media, politika, të gjithë duhet të bejnë më shumë për të ruajtur dhe lartësuar dinjitetin e grave, dhe jo të lejojnë të trajtohen lehtësisht si njerëz të dorës së dytë me gjuhë diskriminuese e seksiste, që brymos patriarkalizmin e sëmurë që ushqen dhunën.

U prehshin në paqe katër shpirtrat e pafajshëm🙏

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026