Nëna dhe 3 fëmijët dyshohet se u vetëmbytën për shkak të dhunës, arrestohet burri

5 Maj 2024 | 11:18

Policia e Shkodrës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër ku një nënë me 3 fëmijët e saj dyshohet të jenë mbytur në lumin Buna.

Policia ka arrestuar shtetasin Ergys Arrazi për dhunën ndaj bashkëshortes së tij, Alma Arrazi që dyshohet të jetë vetëmbytur bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 4 vjeç.

Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare është gjetur nga një peshkatar me shenja në fytyrë, ndërkohë polumbarët e RENEA po kërkojnë në ujërat e lumit Buna për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë, të cilët rezultonin të zhdukur prej 3 ditësh.

“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa. Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes””, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situata del jashtë kontrollit, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje të forta me policinë

Është përshkallëzuar në akte dhune protesta në Tiranë, nisur në orët e paradites para Ministrisë së Arsimit. Gjatë orëve të pasdites protestuesit janë shpërndarë në...
17:33 | 14/10/2026

Presidenti Begaj bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi: Pakënaqësia të mos shprehet me dhunë!

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar lidhur me incidentet e krijuara sot për shkak të protestës e cila ka marrë përmasa të mëdha. Në...
17:30 | 14/10/2026

Protestuesit sulmojnë me shishe molotovë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë (VIDEO)

Protestuesit janë spostuar nga Ministria e Ekonomisë drejt Kryeministrisë. Një numër mjaft i lartë i qytetarëve janë mbledhur dhe po qëllojnë me gurë dhe shishe...
17:18 | 14/10/2026