Ngjarja në Elbasan, Balla: Njëri prej personave, me pozicione drejtuese në PD

1 Qershor 2022 | 21:59

Për përplasjen me armë në Elbasan para zgjedhjeve të përgjithshme që la 1 të vdekur e 4 të plagosur, Taulant Balla bëri përgjegjëse Partinë Demokratike.

Ai tha se njërin prej personave të përfshirë, Berisha e ka vendosur në një pozicion drejtues në një degë afër Tiranës.

“Personi është person publik”, tha Balla.

Në “Now” me Erla Mëhillin, Balla tha Sali Berisha e ka përdorur këtë çështje për luftë të brendshme brenda PD-së.

Balla tha se, si drejtues i qarkut të Elbasanit, nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje, e se nëse do të ishte i përfshirë, do të largohej nga politika.

Përplasja me armë e 21 prillit në Elbasan la të vrarë ish-mjekun psikiatër Pjerin Xhuvani, i cili njihej për angazhimet politike me disa parti kryesore në vend. Krahas tij u plagosën katër persona, prej të cilëve dhe një punonjëse policie. Ajo ndodhi pasi e ashtuquajtura “Strukturë e PD-së për Mbrojtjen e Votës” kishte ndaluar një makinë pa targa në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026