Ngjarje e rëndë në Klos, 65-vjeçari gjendet i vrarë me thikë

11 Qershor 2025 | 22:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Xibër të Klosit, ku një trup i pajetë është gjetur me disa plagë të shkaktuara nga goditje me thikë.

Policia njofton se viktima me S. V., rreth 65 vjeç është gjetur pa shenja jete pranë pronës së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit/ve të mundshëm.

Njoftimi i policisë

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi...
13:04 | 23/07/2026

Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat

Situata jashtë godinës së Parlamentit ka degraduar në konfrontim mes protestuesve dhe medias. Sipas pamjeve nga vendngjarja, nga turma janë dëgjuar thirrje për të bojkotuar...
12:58 | 23/07/2026

Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim

Tensionet brenda sallës së seancës plenare kanë vijuar, duke çuar në ndërprerjen e seancës për 5 minuta pushim. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka kërkuar...
12:53 | 23/07/2026