“Ngjarje e rëndë për Berishën”, Patozi komenton për Euronews Albania vendimin e SHBA për ish-kryeministrin

18 Korrik 2021 | 12:33

Në një intervistë për Euronews Albania, ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi u shpreh se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha, është një ngjarje e rëndë për z. Berisha dhe për atë që ai përfaqëson në politikën shqiptare.

“Është një ngjarje e rëndë në radhë të parë për Sali Berishën vetë dhe për atë që ai përfaqëson në politikën shqiptare dhe nuk përfaqëson pak. Është njeriu që ka dominuar skenën politike për 30 vite me radhë. Duke goditur Sali Berishën, SHBA kanë ngritur stekën dhe kanë treguar që të gjithë të tjerët që gjenden poshtë nivelit të atij, duhet të kenë arsye për t’u trembur. Më në fund do të ketë një fillim të një drejtësie të re”, tha z. Patozi.

Ish-kreu i Bindjes Demokratike e cilësoi pozitive dhe sinjal për ndryshim vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi nenin që shpërndan mandatet e kandidateve për deputetë sipas herësit.

“Është një lajm i mirë, se fitore është një fjalë e madhe, pavarësisht se kjo ishte kauza jonë që në nisje. Për ne ka qenë si të thuash mishërimi i një beteje politike, e cila nuk i shërben as Bindjes Demokratike, sa i shërben Shqipërisë, më tepër për të dhënë një sinjal ndryshimi. Ne do të preferonim që kjo të kishte vlerë për zgjedhjet që sapo u mbyllën. Por, nuk shpresoj që Gjykata Kushtetuese do t’ia lejojë vetes që të japë efekt prapaveprues ligjit. Ne mendojmë që do të ketë vlerë për të ardhmen”, u shpreh z. Patozi.

Ndërsa, marrëdhënien mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ai e cilësoi si hipokrite.

Ndërsa, për humbjen e PD-së në zgjedhje, z. Patozi theksoi se kjo parti nuk ka bërë asnjë akt apo gjest për të treguar veten ndryshe nga qeveria.

“PD e ka merituar rezultatin e saj, këtë nuk ka nevojë ta them unë, por e ka thënë ajo vetë me mënyrën sesi realizoi zgjedhjet e kryetarit menjëherë pas 25 prillit dhe mënyrën sesi po shkon në  një Kongres që po konsolidon edhe më shumë pushtetin e kryetarit”, tha ai.

Ai analizoi edhe partitë e reja politike në Shqipëri, ku u shpreh se “status-quo-ja politike është e ndërtuar që të vrasë partitë e reja që në lindje”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026