Ngjela: Gjyqtari që njohu statutin e 11 Dhjetorit duhet të shkojë në burg
Avokati Spartak Ngjela thotë se gjyqtari Agron Zhukri, i cili njohu statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, duhet të shkojë në burg pasi ka kryer vepër penale.
Për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Ngjela u shpreh se vendimi i tij është i pavlefshëm, për shkak se Komisioni i Rithemelimit nuk është person juridik dhe nuk njihet nga gjykata.
“Gjyqtari shkon në burg sepse ka bërë vepër penale. Vendimi i tij është akt juridik absolutisht i pavlefshëm. Nuk është person juridik, personi i cili i ka çuar kërkesat. Personi juridik që është njohur nga gjykata me statut dhe program prej 30 vitesh, quhet Partia Demokratike”, tha Ngjela.
Sipas avokatit, ankimi i bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj është i ligjshëm, pasi Partia Demokratike është person juridik i njohur nga gjykata.
Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri njohu Statutin e PD të miratuar në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.
Ndërsa, sot gjyqtarja Blerina Muça e ka rikthyer çështjen për rigjykim dhe tashmë çështja do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit