Ngordhja masive e elefantëve afrikanë, shkencëtarët zbulojnë misterin

7 Nëntor 2023 | 11:39

Shkaku i ngordhjeve masive misterioze të elefantëve afrikanë më në fund është zbuluar.

Zyrtarët dhe ekspertët fillimisht nuk arrinin të shpjegonin vdekjet, por gjuetia pa leje, helmimi dhe thatësira u cilësuan si shkaqet kryesore që mund të kishin sjellë humbjet mes kafshëve.

Rezulton se një infeksion bakterial vrau elefantët, sipas hulumtimit të bazuar në mostrat e marra nga 15 prej elefantëve që ngordhën në Zimbabve.

Një analizë, e botuar më 25 tetor në revistën Nature Communications, tregoi prova të infeksionit nga një bakter jo shumë i njohur, i quajtur ‘45 Bisgaard’ që shkaktoi helmim gjaku.

Vdekjet ndodhën pasi burimet ushqimore dhe ujore u pakësuan gjatë sezonit të thatë, duke i detyruar elefantët të udhëtonin në distanca më të mëdha për të kërkuar ujë dhe për të gjetur ushqim.

35 elefantë afrikanë në Zimbabve veriperëndimore ngordhën në rrethana rrëqethëse midis fundit të gushtit dhe nëntorit të vitit 2020. 11 nga kafshët e mëdha ngordhën brenda një periudhe 24-orëshe.

Më herët po atë vit, rreth 350 elefantë në Botsvanën veriore fqinje kishin vdekur gjithashtu në mënyrë të papritur gjatë tre muajve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të jetë një ngjarje ndryshe, shumë më e fuqishme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi Iranin të martën se një sulm i ri do të jetë më i fortë nëse Izraeli sulmohet ndërsa armëpushimi SHBA-Iran...
16:08 | 14/07/2026

Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit

Detaje të një plani të dyshuar sekret për përmbysjen e regjimit iranian, i hartuar nga shërbimi izraelit i inteligjencës Mossad, janë publikuar nga televizioni izraelit...
16:05 | 14/07/2026

Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar

Të paktën nëntë palestinezë, përfshirë një djalë 10-vjeçar dhe një oficer të lartë policie të Hamasit , u vranë nga zjarri izraelit në Rripin e...
16:02 | 14/07/2026