EMRI| Ngriti dronin mbi burgun e Burrelit, shoqërohet 36-vjeçari

10 Shtator 2024 | 12:07

Policia e Matit ka identifikuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat autorin e dyshuar të ngritjes së një droni mbi ambientet e burgut të Burrelit.

Si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të inteligjencës policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Mat, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje,  shtetasi Taulant Ahmetsulaj, 36 vjeç, banues në Burrel, bëri me dije policia.

Rasti u bë publik dy ditë më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që tha se kishte parandaluar futja e një droni në burgun e Burrelit.

Përmes një njoftimi, Drejtoria e Burgjeve sqaronte se droni nuk përmbante sende të ndaluara, por sipas tyre, hetimet tregojnë se ka një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026