Ngritja e Republikës Islamike; nga revolucioni i 1979, tek lufta kibernetike në 2000
Irani u bë Republikë Islamike në vitin 1979, kur monarkia u rrëzua dhe klerikët morën në duar pushtetin politik, nën udhëheqjen e liderit suprem Ajatollah Khomeini.
Revolucioni iranian i dha fund sundimit të Shahut, që i kishte bërë armike forcat e fuqishme fetare, politike dhe popullore dhe kishte në plan një program modernizimi sipas modelit perëndimor, shoqëruar me represionin e disidentëve.
Persia, siç njihej Irani përpara 1935-s, ishte një nga perandoritë më të mëdha të botës antike dhe vendi ka ruajtur një identitet kulturor të dalluar brenda botës islamike, duke iu përmbajtur gjuhës së tij dhe duke aderuar tek interpretimi shiit i Islamit.
Lideri suprem, që është njeriu më i fuqishëm në vend, cakton kokat e gjyqësorit, ushtrisë dhe medias, si dhe konfirmon zgjedhjen e presidentit.
Ali Khamenei u emërua Ajatollah i përjetshëm në qershor të 1989-s, duke pasuar Ajatollahun Khomeini, themeluesin e Republikës Islamike. Më herët gjatë viteve ’80, ai kishte shërbyer dy mandate rresht si president.
Vendi me 80 milionë banorë është qeverisur nga një elitë klerikale rreptësisht konservatore që prej revolucionit të vitit 1979. Bartësi i kësaj linje të ashpër, aleat i Khamenei, fitoi zgjedhjet e vitit 2021 përballë një grupi kandidatësh konservatorë të nivelit të mesëm, ndërkohë që mbështetësve të reformave iu ndalua pjesëmarrja.
Detyra kryesore e tij do të jetë ngritja e ekonomisë së rraskapitur, një mision i bërë më i vështirë nga qëndrimi armiqësor ndaj Shteteve të Bashkuara, që ka vendosur sanksione të ashpra ndaj vendit.
Të gjitha mediat në territorin iranian kontrollohen nga shteti dhe reflektojnë ideologjinë zyrtare. Irani njihet si vendi më represiv për gazetarët, sipas shoqatës Reporterët pa Kufij.
Mes ngjarjeve më të rëndësishme që kanë karakterizuar Republikën Islamike janë:
Pushtimi i saj nga Britania dhe Rusia gjatë Luftës së Dytë Botërore;
Revolucioni i vitit 1979, kur u bë dhe pengmarrja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, që futi në krizë diplomatike dy vendet;
Lufta me Irakun në vitet 1980-88;
Shpallja nga presidenti amerikan George W. Bush në vitin 2002, së bashku me Korenë e Veriut si “boshti i së keqes”;
Vlerësimi i programit bërthamor si një kërcënim dhe vendosja e sanksioneve në vitin 2004;
Arritja e marrëveshjes “5+1” për kufizimin e programit bërthamor dhe heqjen e sanksioneve në 2016-n;
Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja në 2018-n nën drejtimin e Donald Trump dhe rikthimi në të me ardhjen në pushtet të presidentit Biden.
Republika Islamike mbrohet nga një ushtri prej 430 mijë forcash tokësore, 37 mijë forca ajrore, 18 mijë detare dhe 15 mijë pilotë. Forca speciale elitë e saj është Garda Revolucionare, e njohur ndryshe si Pasdaran, e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Forcat e armatosura janë të pajisura me raketat balistike “Shahab 2” dhe “Shahab 3”, në gjendje të përshkojnë distanca nga 300 deri në 2 mijë km.
Përflitet gjithashtu se Irani është një nga 5 vendet e botës që ka edhe ushtri kibernetike, në gjendje të kryejë operacione luftarake kibernetike të nivelit të lartë. Agjencitë e inteligjencës në Perëndim raportojnë se shteti islamik po rrisin kapacitetet në këtë fushë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadorja Kim: SHBA do të ndërmarrë veprime për sulmin kibernetik iranian
“Strehojnë muxhahedinët”, mediat iraniane jehonë vendimit të Shqipërisë
Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…