Ngrohja është kthyer në luks për qytetarët e Durrësit: Ngrohemi me batanije

25 Janar 2024 | 16:00

Këto ditë të ftohta dimri, kryefjala në çdo familje shqiptare është ngrohja.

Që nga ngrohja në diell e deri tek shishet me ujë të ngrohtë nën shtrat, ngrohjen qytetarët durrsakë e sigurojnë në forma të ndryshme, por gjithnjë me kursim dhe orar.

“Me dru. Edhe ato do i fusim me kursim të madh, se mbarojnë shumë shpejt ato, se i thonë 80 mijë lekë 1 metër dru”, thotë një qytetar.

“Ku ja dalim dot ne ta lëmë 2 orë në ditë ne atë. Vetëm kur hamë bukë e ndezim, pastaj në batanije e bidonin tek këmbët”, shprehet një qytetare.

Pavarësisht mënyrave të ndryshme, që zgjedhin për t’i bërë ballë të ftohtit në banesat e tyre, e përbashkët mbetet vetëm një gjë: Pakënaqësia për shpenzimet e larta.

“Duke mos gatuar, se gatuaj me gaz, më shkon fatura 70 mijë”, thotë një grua.

“Unë harxhoj mesatarisht 100 mijë lekë, në verë më pak, por në dimër 100-120”, shprehet një qytetar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026