Nigel Farage propozon deportimin e 600 mijë emigrantëve pa dokumente nga Britania

28 Gusht 2025 | 18:06

Një vit më parë, Nigel Farage, politikani populist i së djathtës që ka tronditur skenën politike britanike deklaroi se deportimi i qindra mijëra emigrantëve të paligjshëm nga Britania ishte një “pamundësi politike” dhe nuk ia vlente të diskutohej.

Të martën, Farage prezantoi një plan për të bërë pikërisht këtë: të deportojë deri në 600 mijë emigrantë pa dokumente, nëse partia e tij anti-emigracion dhe jashtë sistemit politik tradicional, Reform U.K., do të fitonte zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në vitin 2029.

Ky kthim qëndrimi nga Farage ishte i habitshëm, ndonëse jo krejt i papritur, duke pasur parasysh karrierën e tij të lëvizshme dhe instinktet e tij politike të shpejta. Megjithatë, ky qëndrim pasqyron edhe ashpërsimin në rritje të debatit mbi emigracionin në Britani, jo vetëm nga partitë margjinale, por edhe nga forcat kryesore politike – përfshirë Partinë Laburiste në pushtet.

“Diskursi elitar po ndryshon,” – thotë Sunder Katwala, drejtor i organizatës kërkimore British Future në Londër. Ai thekson se ky ndryshim lidhet me polarizimin e politikës, ndikimin e rrjeteve sociale si X (ish-Twitter) dhe rritjen e popullaritetit të Reform U.K., e cila ka ngritur çështjen e emigracionit në qendër të sondazheve në Britani.

Kritikët: Plani rrezikon jetët e azilkërkuesve

Kritikët paralajmërojnë se një skemë e tillë masive deportimi do të përfshinte kthimin e azilkërkuesve në vende si Afganistani apo Irani, ku ata mund të përballen me përndjekje, tortura apo edhe vdekje.

Por Farage i hodhi poshtë këto shqetësime, duke thënë:

“Ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për mëkatet që ndodhin në mbarë botën. Media nuk po e sfidon më idenë se vendi ynë është në telashe të mëdha,” – tha Farage gjatë një aktiviteti me gazetarë dhe mbështetës të partisë në Oxfordshire, në perëndim të Londrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026