Nigeria tronditet nga vrasja e këngëtarit të njohur, autor dyshohet ish-menaxheri
Industria e muzikës në Nigeri, por edhe në mbarë botën vijon të tronditet nga faktet që publikohen për vdekjen e këngëtarit MohBad, ngjarje e ndodhur më 12 shtator.
Protestat janë mbajtur në vendin afrikan, pasi policia arrestoi një infermiere e cila i kishte injektuar tre doza ilaçesh 27-vjeçarit, çka mendohet t’i kenë shkaktuar atij vdekjen.
E gjithë ngjarja dyshohet të jetë inskenuar nga ish-menaxheri i këngëtarit, Naira Marley, i cili zotëron një nga shtëpitë diskografike më të fuqishme në shtetin me 213 milionë banorë.
Fansat kërkojnë zbardhjen e ngjarjes. Vet viktima kishte denoncuar në polici kërcënimet e vazhdueshme nga ish-menaxheri i tij, i cili nuk kishte mirëpritur shkëputjen e kontratës. Pronat e tij ishin dëmtuar dhe ai ishte dhunuar fizikisht nga persona të ndryshëm, çka më pas solli nevojën për të marrë trajtim mjekësor. Por siç rezultoi nga hetimet, infermieria që iu paraqit së fundmi për mjekim ishte pa licencuar për të tilla trajtime.
LEXONI GJITHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion