SHBA-ja dhe OKB-ja të shqetësuara për gjendjen e presidentit të rrëzuar të Nigerit

10 Gusht 2023 | 12:21

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara për shëndetin dhe sigurinë e presidentit të rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazoum, i cili është prej dy javësh nën arrest.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tij dhe të familjes së tij”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (Ecowas) u ka dhënë kohë deri të dielën liderëve të puçit në Niger, që të dorëzohen.

Zyrtarët e Escowas-it do të takohen më vonë gjatë ditës për të vendosur se çfarë do të bëjnë pas atij afati.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur, po ashtu, shqetësim, pas raportimeve se familja e presidentit është duke jetuar në kushte të rënda.

Bazoumi është rrëzuar nga pushteti më 26 korrik dhe prej atëherë, ai është mbajtur në pallat presidencial, por nuk dihet asgjë për të.

Shefi i Gardës presidenciale, gjenerali Abdourahmane Tchiani, tani pretendon se është udhëheqës i Nigerit.

Regjimi i ri ushtarak e ka mbyllur hapësirën ajrore të shtetit deri në njoftimin e radhës, duke përmendur “kërcënimin nga intervenimi ushtarak” prej vendeve të huaja.

Të mërkurën, Franca i ka hedhur poshtë akuzat e ushtrisë së Nigerit se po tenton ta destabilizojë shtetin.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Franca, kanë baza ushtarake në Niger, në kuadër të operacioneve të tyre për të penguar operimin e grupeve xhihadiste në rajon. Franca në të kaluarën e ka pasur Nigerin koloni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026