Niko Peleshi pas ndryshimeve në qeveri: Marrëveshja që kemi bërë me Ramën
Kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi, është shprehur se anëtarët e kabinetit qeveritar kanë bërë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të qenë në dispozicion për detyra të ndryshme ku i nevojiten partisë.
Komentet Peleshi i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se kur je pjesë e kabinetit qeveritar dhe lëviz nga një ministri në tjetrën, nuk është e nevojshme që kryeministri Rama të lajmërojë më herët ndryshimet.
“Ne jemi për hapje, por nuk jemi dakord kur hapet qeveria. Kur lëviz një ministër, themi pse e hoqëm. Ne që u bëmë të vjetër në politikë tani, ne e kemi bërë këtë marrëveshje që në fillim me partinë dhe kryetarin e partisë. Ne jemi në dispozicion të vendimmarrjes së partisë aty ku ka nevojë atdheu thoshim qëmoti.
Nëse do të ishte një shkarkim, patjetër që duhet të kishte një shpjegim. Nëse më pyesni për zotin Mete, di që nuk është hequr fare edhe ai, mbase do të lëvizë diku tjetër. Nuk është largim, nuk është përjashtim nga kabineti. Është një lëvizje brenda kabinetit”, tha Peleshi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim aftësitë tona të sigurisë
- Peleshi flet pas largjmit nga Mbrojtja: Pas Ramës jam ministri më i vjetër në qeveri
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve