Nikolla takim me Senatorin e Italisë, Casini: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë

18 Maj 2024 | 13:32

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me Senatorin e Italisë Pier Ferdinando Casini, President i grupit ndërparlamentar të Italisë. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Italisë në Tranë, Fabrizio Bucci.

Nikolla shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin e Senatorit Casini në fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, në të gjitha detyrat publike, si anëtari më jetëgjatë i Dhomës së Deputetëve dhe si President i saj dhe aktualisht si Senator i Republikës dhe President i grupit ndërparlamentar të Italisë.

Gjatë takimit sipas Nikollës u diskutua mbi marrëveshjen e saporatifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Italinë për pensionet, zbatimin e Protokollit të Bashkëpunimit për emigrantët e paligjshëm, Partneritetin Strategjik dhe bashkëpunimin dypalësh, mbështetjen e fuqishme të integrimit evropian të Shqipërisë, emigrantët shqiptarë, komunitetin arbëresh dhe qytetarët italianë në Shqipëri si ura miqësie, bashkëpunimin parlamentar mes dy vendeve, angazhimin e qeverisë italiane për mbështetjen e Kosovës, kontributin dhe mbështetjen për paqen dhe luftën e drejtë të Ukrainës etj.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se “Marrëveshja për pensionet, prej së cilës do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë në Itali dhe mbi 4 mijë italianë në Shqipëri, tregon se bashkëpunimi dypalësh u shërben interesave dhe mirëqenies së qytetarëve të të dy vendeve tona. Marrëveshja për emigrantët e paligjshëm është një shenjë mirënjohje për mbështetjen që Italia i ka dhënë emigrantëve shqiptarë, sidomos në kohët e vështira, por edhe përgjatë tre dekadave; një gjest humanizmi për këta njerëz të pashpresë; një tregues se Shqipëria po del nga pozita vulnerabël dhe po kontribuon në sistemin global të emigracionit.”

Senatori Pier Ferdinando Casini falenderoi Kryetaren Nikolla për takimin dhe vuri në dukje se bashkëpunimi italo-shqiptar vjen gjithnjë në rritje. “Italia mbështet anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si një nevojë për stabilitetin e rajonit, kontinentit dhe më gjerë. Është shumë e rëndësishme që debatet politike të zhvillohen në Kuvend, si një institucion thelbësor i sistemit demokratik. Italia mbështet gjithashtu rolin e Shqipërisë në zhvillimet ndërkombëtare, sidomos në rajonin e Mesdheut”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026