Nikolla takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane

19 Shkurt 2024 | 14:38

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot paradite Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Dr. Mohamed Abdelkarim Al-Iss.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se “Shqipëria vlerëson kontributin e Ligës Botërore Myslimane, si një organizatë ndërkombëtare humanitare, e cila promovon miqësinë mes njerëzve dhe përpiqet të zgjerojë urat e dialogut dhe bashkëpunimit me të gjithë kombet, komunitetet, kulturat dhe qytetërimet. Komunitetet fetare dhe besimtarët shqiptarë jetojnë në harmoni, mirëkuptim e tolerancë dhe këto janë ndër vlerat më të çmuara të Shqipërisë, të njohura dhe të vlerësuara botërisht. Mozaiku fetar i Shqipërisë është një pasuri për vendin dhe një model bashkëjetese për të gjitha vendet. Komuniteti mysliman i Shqipërisë, një komunitet progresist dhe tolerant, kontribues për zhvillimin, demokracinë dhe harmoninë fetare në Shqipëri.”

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Myslimane, Dr. Mohamed Abdelkarim Al-Iss, falenderoi Kryetaren Nikolla për vlerësimet dhe vuri në dukje se Shqipëria është një vend i madh, të cilën e bën të tillë populli shqiptar, për nga toleranca, harmonia dhe mirëkuptimi fetar; prestigji në botën e sotme; shpejtësia e ndryshimeve dhe kapërcimi i sfidave të vështira. Harmonia, toleranca dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri kontribuon për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes besimeve fetare, kulturave dhe qytetërimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026