Nikollë Lesi: Basha e ka marrë përfundimisht PD-në, zgjidhja e vetme që ka opozita

11 Shtator 2023 | 16:02

Gazetari Nikollë Lesi ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews, ku komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike dhe përplasjen mes dy grupimeve Basha dhe Berisha.

Sipas Lesit, Basha e ka marrë përfundimisht Partinë Demokratike dhe nuk ka më diskutime se kush do të jetë kryetari i kësaj force politike.

Gazetari theksoi se opozita është në gjendjen më të dëshpëruar në këto 30 vite dhe e vetmja gjë që mund ta zgjidhë situatën ku ndodhet dhe rikthimin në pushtet, është protestat.

“Opozita është në gjëndjen më të dëshpëruar në këto 30 vite. Basha për mua ka marrë përfundimisht PD-në. Berisha e ka humbur PD-në e tij historike, ndërsa Bardhi bëri një lëvizje dinjitoze, por prapësëprapë në një tunel të errët një qiri i vogël është dhe nuk më duket se do ketë ndonjë lëvizje të madhe. Për mua kjo opozitë ka vetëm një zgjidhje, protestë, protestë, protestë dinjitoze në shesh ditë e natë kundër qeverisë. Për protesta në facebook dhe protesta në deklarata shtypi, Rama qeveris deri në 2030-ën”- tha Lesi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026