Nipi i Pablo Escobar në mosmarrëveshje trashëgimie me të atin: Ka dashur të më vrasë
Të afërmit e Pablo Escobar janë në një mosmarrëveshje për një koleksion të disa prej pasurive të tij më të çmuara.
Nicolás Escobar, i cili e përshkruan veten si “nipi i preferuar i Don Pablos”, pretendon se ai është pronari i ligjshëm i makinave luksoze, motoçikletave, veshjeve të stilistëve dhe fotografive të rralla dhe i dëshiron ato për një ekspozitë që ai ka hapur për nder të mbretit të kokainës.
Por babai i tij Roberto, i cili është vëllai i Escobar-it dhe ishte llogaritar i kartelit, ka pretenduar gjithashtu pronësinë mbi këto të mira materiale.
Nicolás tha për Telegraph se babai i tij i dëshiron vdekjen për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve.
Sipas tij në të paktën katër raste, Roberto kishte dërguar vrasës në shtëpinë e tij në Medellin – aty ku banda e pasur e krimit drejtonte ndërmarrjen e saj gjatë viteve 1980 dhe 1990.
“Ai ende mendon se mund të bëjë çfarë të dojë, se është mafia, se është bos,” tha Nicolás, duke mos iu referuar kurrë si babai i tij, por gjithmonë si “ai njeri”.
Koleksioni i sendeve luksoze në qendër të mosmarrëveshjes përfshin një Harley Davidson rozë, si dhe, siç pretendohet, një pistoletë dikur në pronësi të Al Capone.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit