Nis aktivitetin tregtar HEC-i i Moglicës, Rama: Vitin tjetër, projekti i Skavicës

22 Qershor 2020 | 12:08

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku morën pjesë në nisjen e aktivitetit tregtar të HEC-it të Moglicës, hidrocentralit më të madh në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit.

“HEC Moglica, hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit, nis aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri.

Diga e Moglicës, me një lartësi prej rreth 167 metra, është një nga më të lartat në botë në llojin e vet. Fuqizimi i mëtejshëm i sistemit shqiptar të energjisë do të vijojë me Skavicën, vepra madhore e mbetur në sirtar prej më shumë se gjysmë shekulli, e cila do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm pas përfundimit këtë vit të projektit të detajuar inxhinierik”, shpjegoi kryeministri në Facebook.

Rezervuari i Moglicës do të ketë një sipërfaqe prej 7.2 km2, e krahasueshme me 1000 fusha futbolli dhe ka kapacitet të përgjithshëm të instaluar përafërsisht 280 MW.

Përfaqësuesit e kompanisë britanike ‘Statkraft’ thanë se ishin të kënaqur me mbështetjen që kishin marrë gjatë periudhës së ndërtimit të HEC nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa kryeministri Edi Rama nga ana e tij shprehu kënaqësinë që përkundër perceptimit të gabuar që mund të ekzistojë për Shqipërinë, ata kishin gjetur seriozitet dhe transparencë nga ana e  qeverisë.

“Më vjen mirë që jeni të kënaqur me bashkëpunimin pasi kur ka filluar puna kemi pasur probleme për t’jua lehtësuar procesin, sepse ju e mbani mend mirë që ka pasur një sërë hallesh të mëdha për projektin edhe në radhë të parë ndërtimi i rrugës.

E kam dëgjuar edhe nga drejtuesit e kompanisë që përkundër perceptimit, se në Shqipëri janë ndjerë shumë më mirë se në vendet e tjera sa i përket seriozitetit dhe transparencës nga ana e qeverisë”, tha kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026