Nis eksplorimi i Marsit, sonda e NASA mbërrin në Planetin e Kuq, siguron imazhe bardh e zi

19 Shkurt 2021 | 08:57

“Mbërritja u konfirmua” ishin këto fjalët e para të cilat sinjalizuan botën se sonda e NASA-s zbriti me sukses në Planetin e Kuq në Mars, cilësuar nga shkencëtarët si historike.

Sonda “Perseverance” ishte në Mars si pjesë e një misioni për të zbuluar shenja jete dhe për të mbledhur mostra shkëmbi. Misioni që kushtoi më shumë se 2 miliardë euro nisi në korrik 2020 dhe në orët e pasdites së 18 shkurtit roveri u ul në kraterin Jezero .

Gjatë uljes, NASA nuk kishte aftësi të kontrollonte sondën, por shkencëtarët nisën kontaktin pas uljes dhe morën imazhet e para bardh e zi.

Sonda është e pajisur me 19 kamera, një instrument që mund të sigurojë imazhe, analiza të përbërjes kimike dhe mineralogji në distancë, dhe pesë mostra të materialeve të kostumit hapësinor për të provuar nëse ato mund t’i rezistojnë rrezatimit të planetit.

NASA ka ulur me sukses nëntë nga dhjetë sondat në Mars. Sonda ‘Perseverance’ është e ngjashme në dukje me eksploratorët e tjerë të Marsit, por ajo mbart një helikopter droni cili do të testojë nëse është i mundur fluturimi me shtytje motorike në Mars. Kjo do të ndihmojë agjencitë hapësinore të përgatiten për një mision të mundshëm njerëzor në Mars.

Automjeti me gjashtë rrota tanimë do të kalojë të paktën dy vitet e ardhshme duke shpuar në shkëmbinjtë lokalë, duke kërkuar prova nëse më parë ka pasur jetë.

Ky mision i NASA-s u përshëndet edhe nga presidenti Joe Biden.

Screenshot 5

Në më pak se një javë kjo është vizita e tretë në Planetin e Kuq pasi edhe dy anije kozmike nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina kaluan në orbitë.

 

Lexoni gjithashtu:

Misioni kinez mbërrin në Mars, ‘Tianwen-1’ hyn në orbitën e planetit për të studiuar atmosferën

Një miliarder amerikan paguan udhëtimin e parë hapësinor për qytetarët e thjeshtë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026