Nis gjykimi i parë në mungesë për krime lufte në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi i parë në mungesë për krime lufte, ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiç. Ai akuzohet për krime lufte të kryera gjatë periudhës janar-maj të vitit 1999 në Kosovë.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, të cilën e drejtoi kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, si mbrojtës i Aksiçit është paraqitur Zharko Gajiç.

Prokurorja Habibe Salihu tha se i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore me qëllim që të sigurohet prania e të akuzuarit, por kjo nuk është arritur.

- Advertisement -

“U vërtetua dyshimi i bazuar mirë se i akuzuari Çedomir Aksiç, në periudhën kohore janar-maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal, tani për tani të paidentifikuar, të organizuar, të veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integritetit trupor ose të shëndetit, frikësim ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, urdhërim për zhvendosjen e popullatës civile për shkaqet që lidhen me konfliktet e luftës, drejtuar me qëllim kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt apo luftë”, tha Salihu derisa lexoi aktakuzën ndaj Çedomir Aksiçit.

Sipas aktakuzës, adresa e Aksiçit, i cili nuk ishte i pranishëm në gjykimin ndaj tij, është në Naupare-Krushevac në Serbi, ndërsa vendi i lindjes është në Shtime.

“Në këto momente nuk do të shtoj asgjë derisa t’i shqyrtoj të gjitha provat në afat prej 30 ditësh”, tha mbrojtja e Çedomir Aksiçit, avokati Zharko Gajiç, pasi dëgjoi aktakuzën e lexuar nga prokurorja.

Në fund të seancës, gjyqtarja e rastit, Violeta Namani-Hajra, e udhëzoi mbrojtësin e të akuzuarit që të paraqesë kërkesën për të hedhur poshtë aktakuzën apo për t’i kundërshtuar provat, në një afat prej 30 ditësh.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë nga selia e NATO-s: Zbatoni marrëveshjet!

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga pikat kyçe të diskutimit...

IGJEUM: Do të vijojë përkeqësimi i motit, reshje të dendura në Librazhd

Librazhdi ështe përfshirë nga reshje të dendura shiu që nuk pushojnë prej disa orësh dhe erëra të forta. Po kështu sipas parashikimit të IGJEUM...

Katër të vrarë nga sulmet ruse në ndërtesat e banimit në Ukrainë, thotë Kievi

Rusia i ka sulmuar një ndërtesë banimi dhe disa shtëpi private në Ukrainë të martën, duke i vrarë katër njerëz dhe plagosur pesë të...

TË FUNDIT

1304 metra kuq e zi me origam, flet artistja që krijoi flamurin më të madh në botë

Artistja nga Kosova, Arbnora Fejza, emri i të cilës është shkruar tre herë në librin e rekordeve botërore Guinnes ne kuadrin e festes se...

Erdogan: Izraeli duhet të gjykohet për “krime lufte” në Gazë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë të martën sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se Izraeli duhet të...

Sondazh

A e mbështesni marëveshjen e Shqipërisë me Italinë për ardhjen e emigrantëve?
×