Nis gjyqi ndaj ekstremistëve, akuzohen për komplot për rrëzimin e qeverisë gjermane
Nëntë të pandehur janë paraqitur në gjykatë në Frankfurt të Gjermanisë, nën akuzën e komplotit për rrëzimin e qeverisë.
Ngjarja tronditi vendin në vitin 2022. Tani, rreth 260 dëshmitarë pritet të marrin pjesë në proces.
Numri i lartë i të pandehurve, avokatëve dhe mediave që po ndjekin çështjen ka bërë që procesi të mbahet në një godinë të posaçme.
“Gjykata nuk kishte ambientet e duhura për këtë proces. Nuk kishte një sallë që do të ishte e përshtatshme sa i takon masave të sigurisë që do të merreshin dhe numrit të lartë të njerëzve që do të ndiqnin procesin. Ky proces arrin në një shkallë me të cilën Gjykata e Lartë Rajonale nuk është përballur më parë. Kemi një gjyq me 9 të pandehur, që aktualisht kanë 25 avokatë mbrojtës. Gjithashtu kemi një padi që shkon përtej asaj që kemi parë deri më sot”, tha Gundula Fehns-Böer, zëdhënëse e Gjykatës së Frankfurtit.
Të pandehurit përfshijnë Hajnrih Princ Rojs, i cili përmes grupit të tij synonte të instalohej si lideri i ri i përkohshëm i Gjermanisë; një gjyqtar, një ish-ligjvënës nga radhët e AFD-së, si dhe disa ish-oficerë të ushtrisë gjermane.
Shumica e tyre akuzohen se i përkasin një organizate terroriste. Gjyqi që nisi ditën e martë është i dyti i tre procedimeve madhore ndaj personave që nuk njohin autoritetin e Republikës Federale Gjermane. Një tjetër proces nisi në prill në Shtutgart, ndërsa një i tretë pritet të nisë në Mynih në qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje