Nis gjyqi në Apel për vulën e PD, Rithemelimi kërkon mospranimin e ankimimit

11 Qershor 2024 | 10:38

Gjykata e Apelit ka nisur këtë të martë, 11 qershor, shqyrtimin e çështjes së vulës dhe siglës së Partisë Demokratike.

Në seancën që po mbahet në Apel, do përcaktohet se kush do të ketë drejtimin e focës më të madhe opozitare në vend.

Rithemelimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, përfaqësohet në gjyqin për vulën nga Ivi Kaso, Ledina Mandija dhe Oerd Bylykbashi.

Sakaq, Partia Demokratike e Lulzim Bashës, përfaqësohet nga Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Rithemelimi parashtroi në nisje të seancës një kërkesë paraprake që ka të bëjë me mospranimin e ankimimit të Alibeajt për shkak se pretendon që nuk legjitimohen si palë.

Kaso kërkoi lënien në fuqi të vendimit ‘Zhukri’ dhe njohja e vendimeve te Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor 2021.

“E drejta e anikimit i takon vetëm palës qe ka vënë në lëvizje gjykatën”, tha Kaso.

Në përgjigje të pretendimit të Rithemelimit, përfaqësuesi i PD, Indrit Sefa se Gjtkata e Lartë e ka ndarë në vendimin e saj kush është palë dhe tashmë duhet të caktohet kush ka tagrat e përfaqësimit

“Gjykata e lartë e ka ndarë kush është palë, por kërkon që të zgjidhe se kush ka tagrat e përfaqesimit”, tha Sefa.

Trupa gjykuese përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023.

Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026