Nis greva mbarëkombëtare në Greqi, fermerët bllokojnë pa afat tregjet
Prodhuesit dhe shitësit grekë këtë të mërkurë kanë nisur protestat e tyre para Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit Kombëtar. Gjithashtu nga e mërkura nis greva mbarëkombëtare ku do të bllokohen tregjet e fruta perimeve.
Fermerët janë kundër rritjes së kostove të prodhimit dhe barrës tatimore. Kërkesat kryesore përfshijnë uljen e kostove të prodhimit për fermerët, heqjen e taksimit shtesë prej 10%, si dhe ndryshime në faturën elektronike të ngarkesës.
Federata Pan-Atike e Sindikatave të Shitësve të Tregjeve Fermere , POSPLA njoftoi programin tre-ditor të grevës që fillon sot, më 7 janar. Sipas një postimi në rrjetet sociale, programi i mobilizimeve fillon të mërkurën me një tubim në Sheshin Syntagma dhe një marshim drejt Ministrisë së Financave në Rrugën Nikis.
Të enjten, më 8 janar, është planifikuar një tubim në portën kryesore të Tregut të Perimeve në Rentis, në orën 08:00, ndërsa të premten, më 9 janar, do të zhvillohet një marshim në Kifissos dhe Lenormand. Ky marshim ka destinacion pikat e pagesës së Afidnës.
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike