Nis hetimi i masakrave në Ukrainë, hapen varret masive në Bucha
Hetuesit ukrainas nisën zhvarrimin e viktimave nga varri masiv në Buça, duke i dhënë jetë fazës së parë të asaj që do të jetë një çështje për krime lufte në ngarkim të trupave ruse.
Ndërkohë, pas sulmit ndaj stacionit të trenit që vrau mbi 50 persona, spitali i Kramatorskut është i mbipopulluar.
Dy raketa u përplasën në stacionin hekurudhor, ku disa mijëra njerëz largohen çdo ditë drejt Perëndimit për t’i shpëtuar luftës.
“Të gjitha shtetet-lider të botës e kanë dënuar sulmin e Rusisë në Kramatorsk. Ne presim një përgjigje globale ndaj këtij krimi lufte. Sikurse masakrat në Buça, apo shumë krime të tjera ruse, sulmi më raketë në Kramatorsk duhet të trajtohet në gjykatë”, u shpreh Volodimir Zelenski.
Nga ana e saj, qeveria ruse e cilëson sulmin një inskenim ukrainas.
“Forcat e armatosura ukrainase sulmuan stacionin hekurudhor në Kramatorsk me një raketë taktike “Tochka-U”. Kjo raketë, fragmentet e të cilës u gjetën në afërsi të stacionit të Kramatorskut, përdoren vetëm nga ushtria ukrainase”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi.
Rusia vazhdoi breshërinë e bombardimeve gjatë natës, duke goditur disa depozita karburantesh përreth qyteteve Mikolaiv, Zaporizhia, Kharkiv dhe Çuguev, duke përdorur raketa Kruis të qëlluara nga anije në detin e Zi.
Banorët e Kharkivit përjetuan panik dhe trauma kur shtëpitë e tyre u goditën nga raketat gjatë orëve të natës.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu sfidon marrëveshjen SHBA-Iran: Izraeli do ta sulmojë sërish Teheranin nëse është e nevojshme
Ish-kryeministri izraelit kritikon ashpër Netanyahun: Është i paaftë për të qeverisur
Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar
- 08:48 Netanyahu sfidon marrëveshjen SHBA-Iran: Izraeli do ta sulmojë sërish Teheranin nëse është e nevojshme
- 08:38 Ish-kryeministri izraelit kritikon ashpër Netanyahun: Është i paaftë për të qeverisur
- 08:21 Protesta qytetare dhe fëmijët që luajnë, Rama ndan videon: Tirana e lirive të barabarta
- 08:12 Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar
- 08:02 Zyrtari i lartë amerikan: Këceva nga gëzimi kur Irani u eliminua nga Kupa e Botës
- 07:49 Franca “shkatërron” Suedinë 3-0, siguron kualifikimin në raundin e 16-të të Botërorit