Nis Java Kulturore Hungareze, grupi folklorik dhuron spektakël në Tiranë
Një performancë e paharrueshme e grupit folklorik hungarez u shfaq mbrëmjen e të hënës në Sheshin Italia në Tiranë.
Më 2 Shtator, që përkon me hapjen e Javës Kulturore Hungareze, grupi folklorik Sinvavëlgji Nejptanc Myhej solli në kryeqytet tonë një performancë plot gjallëri dhe emocion.
Ritmi, improvizimi dhe energjia e grupit folklorik pushtoi skenën e kryeqytetit duke dhuruar spektakël për publikun shqiptar por edhe të huaj.
Ky grup spikat për ndjenjën jashtëzakonisht të zhvilluar të ritmit, improvizimin dhe lëvizjet energjike, të cilat krijuan një atmosferë festive nën ritmin e kërcimit dhe notave muzikore.
Në kuadër të kësaj jave një shtatore e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, e ndërtuar me qelq të riciklueshëm, u ekspozua më ambientet e Piramidës së Tiranës.
Por nuk ndalen këtu surprizat e rezervuara për Javën Kulturore Hungareze. Nga tingujt magjepsës të koncerteve live, tek eventi i veçantë me Chess Jazz dhe Rubik Cube, do të mbushin Tiranën, Elbasanin, dhe Vlorën plot gjallëri.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare