English

Nis procesi i votimit në SHBA, ekipi i Euronews Albania live nga qendra e votimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ekipi i Euronews Albania ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po pasqyron zgjedhjet që po mbahen për presidentin e ri.

- Advertisement -

Gazetari Thimi Samarxhiu raportoi nga një qendër votimi në Uashington, duke përshkruar procesin dhe pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve që kanë zgjedhur ditën e fundit të votimit për të shprehur verdiktin e tyre.

Sipas gazetarit, qytetarët kanë dy mundësi për të votuar: me fletë votimi tradicionale ose në mënyrë elektronike, duke zgjedhur vetë mënyrën që preferojnë. Qendrat e votimit janë hapur që në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.

“Qytetarët mund të zgjedhin brenda një qendre votimi mes votimit me fletë ose përmes votimit elektronik. Janë të dyja opsionet dhe qytetarët e zgjedhin vetë. Qendrat e votimit këtu janë hapur që në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojnë deri në orën 20:00. Ajo që bie në sy është një interes i lartë në këtë ditë të fundit të votimeve. Votimi në SHBA ka nisur që më datë 28 tetor përmes votimeve paraprake. Sot është dita e fundit ku do të vendoset kush do të jetë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara,” tha gazetari Samarxhiu.

Në Bregun Lindor, pas orës 08:00, votimi është duke u zhvilluar në më shumë se gjysmën e shteteve të SHBA-së.

Shtetet ku votimi ka nisur në orën 08:00 (ora 14:00 sipas orës lokale në Shqipëri) përfshijnë:

  • Alabama
  • Iowa
  • Kansas
  • Minesota
  • Misisipi
  • Dakota e Veriut
  • Oklahoma
  • Dakota e Jugut
  • Teksas
  • Wisconsin (shtet i lëkundur me 10 vota të kolegjit elektoral)

Ndërkohë, në orën 07:00 në Bregun Lindor të SHBA-së (ora 13:00 sipas orës lokale në Shqipëri), votimi nisi në shtete të tjera si:

  • Florida
  • Gjeorgjia (një nga shtatë shtetet e lëkundura)
  • Illinois
  • Luiziana
  • Maryland
  • Massachusetts
  • Michigan (shtet kyç)
  • Misuri
  • Pensilvania (shtet shumë i rëndësishëm me 19 vota të kolegjit elektoral)
  • Rhode Island
  • Karolina e Jugut
  • Uashington DC

Amerikanët votojnë këtë të martë, 5 nëntor, për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. 244 milionë votues pritet të zgjedhin drejtuesin e ri të Shtëpisë së Bardhë. Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump duhet të marrin mbi 270 vota elektorale për të fituar mandatin e Presidentit.

Aktualisht sipas sondazheve, Harris ka pothuajse të sigurta 226 vota elektorale, ndërkohë që Trump ka 213 vota elektorale, por që asgjë nuk është vendosur ende.

Me blu shtetet ku fitojnë, demokratët, me të kuqe shtete ku fitojnë republikanët dhe me gri shtete e pavendosura

Janë 7 shtetet kyçe, si Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin, pritet të vendosin se kush do të jetë fituesi.

Në total këto 7 shtete të lëkundura kanë 93 vota elektorale, të cilat do të vendosin dhe presidentin e ardhshëm.

Në numërimin e kutive të para në New Hempshire, Harris dhe Trump kanë arritur një barazim me nga tre vota secili.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?