Nis samiti i G7-s në Itali, në fokus siguria, pritet marrëveshje për Ukrainën
Ka nisur në Itali samiti i G7-s, ku konfliktet globale, sidomos ai ukrainas, janë në krye të agjendës. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni hapi takimin:
“Grupimi G7 nuk është një fortesë e mbyllur në vetvete që duhet të mbrohet nga dikush, por një ofertë vlerash që ne mund t’i ndajmë me botën”,-tha ajo.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të nënshkruajnë një akord sigurie dypalësh, që parashikon përdorimin e aseteve ruse të ngrira nga Perwndimi për të mbështetur forcën luftarake të Kievit.
Edhe pse deri më sot zyrtarët evropianë i kanë rezistuar apelit për konfiskimin e aseteve, një marrëveshje është arritur mes vendeve të G7, në bazë të të cilës SHBA mund të mbështesë një hua 50 miliardë-dollarëshe për Ukrainën, duke përdorur asetet e ngrira si “kolateral”.
Por Uashingtoni ka deklaruar se nuk do të angazhojë trupat e saj në Ukrainë, nga frika se mund të përfshihet në luftë direkte me Rusinë.
Pavarësisht se një vendim politik nga liderët e G7-s është marrë, detajet teknike dhe ligjore të akordit duhet ende të hartohen.
Dhe asgjë nuk është e sigurt. Nëse asetet ruse një ditë zhbllokohen, vlera e tyre nuk do të mund të përdoret për të paguar huanë, që kërkon një ndarje të barrës me vende të tjera.
Por me një numër liderësh të G7-s që më vonë gjatë vitit do të përballen me zgjedhje, presioni për të bërë progres mbi çështjet e sigurisë është i lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij