Nis sesioni i ri parlamentar, çfarë pritet të votohet në seancën e sotme

18 Janar 2021 | 16:09

Kuvendi i Shqipërisë i është rikthyer punës pas pauzës së bërë për festat e fundvitit duke nisur kështu zyrtarisht sesionin e ri parlamentar. 

Burime konfirmuan për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu se në këtë seancë pritet të votohet Ilir Beqaj në krye të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, ndërsa Anasatas Angjeli pritet të marrë postin e të kryetarit të Komisionit të Ekonomisë.

Dy emërimet e reja vijnë pas largimit të Milva Ekonomi dhe Niko Peleshit, në krye të dy ministrive.  Më parë, grupi parlamentar socialist zhvilloi një mbledhje përpara nisjes se seancës plenare.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në fjalën e tij renditi tre objektiva, që sipas tij u realizuan me sukses në sesionin e vitit të kaluar. 

“Sot Kuvendi i ri fillon sesionin e ri parlamentar, dhe të fundit të kësaj legjislature. Sot mund të pohojmë që këto objektiva janë realizuar. Vendi po përballet me dy ngjarje të mëdha si tërmeti dhe pandemia. Gjatë sesionit të kaluar kemi realizuar tri objektiva: bërjen funksionale të Kushtetuese, Reformën Zgjedhore dhe marrjen e vendimit nga KE për çeljen e negociatave”, tha Ruçi.

Ai kujtoi bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese brenda 2020, ngritja e së cilës ishte dhe një “ultimatum” i vënë nga përfaqësuesit e trupës diplomatike në Tiranë, kryesisht nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

“Deklarova këtu se me hir apo pahir se Gjykata Kushtetuese do të nisë punë në Janar të vitit 2021. Ja ku jemi sot, Kushtetuesja është funksionale me 7 anëtarë dhe kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje. Në kryerjen e reformës në drejtësi në disa raste ecëm edhe ngadalë, por kurrë s’pranuam të kthehemi prapa”, theksoi Ruçi.

Kuvendi në rendin e ditës ka parashikuar të miratojë gjithashtu kalendarin e punimeve nga 18 janari deri më 5 shkurt.

 Screenshot_5.jpg

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026